image Ramos e konfirmon se do të mungojë gjatë: “Pas ndeshjes me Kosovën ndjeva disa shqetësime…”

Futboll

Ramos e konfirmon se do të mungojë gjatë: “Pas ndeshjes me Kosovën ndjeva disa shqetësime…”

news image

Sergio Ramo ka folur për dëmtimin e papritur që pësoi të mërkurën mbrëma në fitoren 3-1 të Spanjës kundër Kosovës.

Ramo hyri në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, por pas takimit, ai qëndroi në fushë për t’u stërvitur.

Aty, kapiteni i Real Madridit thotë se ndjeu disa shqetësime, shqetësime që do ta lënë jashtë fushe, ndoshta për së paku një muaj dhe do të humbasë sfidat me Liverpoolin dhe Barcelonën.

E vërteta është se kam pasur javë të vështira. Fatmirësisht, për disa ditë u ndjeva shumë mirë, por në futboll dhe jetë, fati i keq gjithmonë luan rol. Pas ndeshjes së djeshme (me Kosovën), qëndrova në fushë për më shumë stërvitje dhe ndjeva dhimbje. Pas testeve u vërtetua se kam probleme muskulore. Ajo që dhemb më së shumti është fakti se s’mund ta ndihmoj ekipin në këto ndeshje më të rëndësishme të sezonit. Do të punoj shumë dhe do ta mbështes ekipin me gjithë shpirt”, shkroi mes tjerash Ramos në Instagram./Gazeta Sinjali Sporti/

View this post on Instagram

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)