Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Këtë tenori e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
“Urime Kosovë,12 vjet shtet! Nuk je e madhe por do të rritesh se të gjithë të vegjël ishim. Po të rrisim si sytë e ballit. Të duam për ditë e më shumë. Të gjithë ne bijtë e tu ta kemi borxh me t’u përkushtu me gjithë qenien tonë se na dhe frymë jetën, forcën, na ke bërë burra duke ecur zbathur nëpër gërmadhat e luftës së gjatë për liri. Sot kemi dinjitet se jemi Kosovarë. Të dua, unë biri yt!”, ka shkruar ai në Instagram.
Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, artistë të shumtë kanë zgjedhur që urimet e tyre t’i publikojnë në rrjetet sociale./Gazeta Sinjali/