Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin me pandeminë.
Ramadani ka thënë se nuk janë përdorur ende 1.000 testet e pranuara si ndihmë nga Serbia.
Para komisionit, Ramadani ka deklaruar se IKSHP-ja ka bërë kërkesë për furnizim me reagensë për testime për COVID-19, qysh pas fillimit të rasteve të para në botë në janar.
“Komiteti për Sëmundjet Ngjitëse është formuar në javën e tretë të janarit. Është komunitet i përgjithshëm që ka të bëjë me sëmundje ngjitëse e ku hyn edhe pandemia COVID-19. Së pari është bërë plani për gatishmëri dhe reagim për COVID-19 dhe i është dërguar ministrit. Ka qenë që të themelohet komiteti drejtues ku hyjnë ministri, sekretari i përhershëm dhe të aktivizohet plani i reagimit kombëtar. Më 7 janar kemi bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19. Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”, ka deklaruar Ramadani në komision. /Gazeta Sinjali