image Ramadani: Në çdo cep të Kosovës të ndërmarrim masa

Shëndetësi

Ramadani: Në çdo cep të Kosovës të ndërmarrim masa

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se udhëzimet e tyre për COVID-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, duhet të zbatohen nga të gjithë qytetarët.

Ramadani ka theksuar se qytetarët duhet të vendosin maskën, duhet të mbajnë distancë sociale prej 1.5 metra dhe duhet ta mbajnë higjienën kudo që ndodhen, në çdo cep të Kosovës.

Sipas tij, vetëm kështu mund të luftohet ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Thelbi i vendimeve konsiston në marrjen e masave nga çdo qytetarë i Kosovës. Në mbajtjen e distancës, në vënien e maskave, dhe në mbajtjen e higjienës personale. Të gjitha këto janë vendim i të gjithë neve, pa marrë parasysh ku gjendemi, në çdo cep të Kosovës që t’i ndërmarrim këto masa, sepse janë për të mirën tonë dhe çdo qytetarë e ka për të mirën e vet dhe të afërmve”, ka thënë Ramadani në Klinikën Infektive përgjatë një takimi që kishte me presidentin Hashim Thaçi.

Ai më tutje tha se deri më tani IKSHPK ka gjurmuar 35 mijë persona, ku 7 mijë raste kanë dalë pozitiv me COVID-19.

“Deri më tani të evidentuar në data bazë dhe të hulumtuar i kemi 35 mijë raste të gjurmuara, dhe nga këto raste praktikisht mbi 7 mijë raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3200 raste janë aktive në Kosovë. Prej të cilave 600 të hospitalizuar”, ka përfunduar Ramadani./ Gazeta Sinjali/