image Ramadani: Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë

Shëndetësi

Ramadani: Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë

news image

Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë dhe e njëjta nuk ka arritur ende në Kosovë.

Ramadani tha se IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë me rekomandime sa i përket sëmundjes së Lisë së Majmunëve, i cili është shpërndarë në të gjitha institucionet shëndetësore.

Duke pasur parasysh se kjo sëmundje e ka djepin në Afrikë, dalja e sëmundjes në kontinentet e tjera paraqet sfidë…Deri më tani paraqitet rrezikshmëri tejet e ulët e sëmundjes. Nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë në Kosovë me Linë e Majmunëve”, tha Ramadani në një konferencë para mediave.

Ai tutje shtoi se vaksina ende nuk është e disponueshme, por ripërsëriti se Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë.

Ai tha se Lia e Majmunëve transmetohet te njerëzit përmes kontaktit të ngushtë, kontaktit me kafshën etj.

Nga kjo konferencë, u kuptua që IKSHPK ka filluar përgatitjet për porositjen e testeve diagnostikuese për këtë sëmundje. 

/GazetaSinjali/