image Ramadani denoncon "avullimin" e votave: U shkruan 0 vota, dolën 59 vota

Kosovë

Parregullësi/ Ramadani denoncon “avullimin” e votave: U shkruan 0 vota, dolën 59 vota

news image

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Burim Ramadani ka njoftuar se procesi i numrimit të votave në një vendvotim në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ Suharekë ka nxjerr në pah parregullësitë që i janë bërë atij gjatë procesit zgjedhor në këtë qendër.

Përmes një statusi në facebook, Ramadani ka bërë të ditur se në këtë vendvotim që kishte zero vota, pas procesit të rinumërimit nga KQZ kanë dalë të jenë 59 vota.

Ramadani është shprehur i lumtur që e drejta ka shkuar në vend dhe se është eliminuar  devijimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur në kutitë e votimit.

Në vijim është statusi i plotë i Burim Ramadanit.

Vullneti i qytetarëve vihet në vend.
U shkrua 0 vota, dolën 59 vota.

Dua të falenderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, Dhoma Nr.2, në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë.

Të dhënat që publikova pak ditë më parë për ‘avullimin’ e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.

Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them. Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervoz sepse besuan që kjo nuk mund të përmirësohet.
Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu!

Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën.
Falenderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë.
/Gazeta Sinjali/