Këngëtari i njohur kosovar, Ramadan Krasniqi, është shtrirë në spital gjatë ditës së djeshme.
Ai dyshohet se i është nënshtruar një operacioni, por që më shumë detaje ende nuk dihen.
Në rrjetet sociale një person ka publikuar një imazh bashkë me këngëtarin, i cili shihet i shtrirë në shtratin e një spitali.
“Me këngëtarin tim të preferuar, Axha Dani. Të dëshiroj shëndet dhe e falënderoi zotin që ta mundësoi që ta kalosh operacionin me sukses,” ka qenë përshkrimi që ai i ka vënë imazhit ku është etiketuar profili privat i këngëtarit, Ramadan Krasniqi.
Por, vet këngëtari përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar publikun që pas një kontrolle shëndetësore, mjekët i kanë vërejtur disa probleme në zemër ku edhe i është nënshtruar procesit të stentimit
“Megjithatë pas kësaj i jam nënshtruar një kontrolli shëndetësorë. Mjekët kanë gjetur një çrregullim zemre për të cilin menduan se duhet trajtim”./ Gazeta Sinjali/