Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar sot për vizitë në Shqipëri. Një takim jo aq zyrtar e ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa ndan një foto nga takimi, kreu i qeverisë shqiptare nuk jep shumë detaje rreth tij.
“Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, ka shkruar Rama në Twitter.
Më herët Thaçi u prit në takim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se, “Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”. /Gazeta Sinjali/