image Rama: Prapa dhunës në protestë qëndron Sali Berisha dhe Ilir Meta

Shqipëri

Rama: Prapa dhunës në protestë qëndron Sali Berisha dhe Ilir Meta

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar presidentin, Ilir Meta dhe rivalin e tij, Sali Berisha, pasi sipas tij, ata po qendrojnë prapa dhunës në protestat e organizuara pas vrasjes së Klodian Rashës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës” ka thënë Rama.

Sipas Ramës dhuna në protestë nuk ka lidhje me zemëratë të popullit, por është orkestruar nga opozita.

Më tej ai ka shtuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka gisht në këtë protestë, pasi sipas Ramës, ai në vend që të reagojë dhe të distancohet nga dhuna, zgjedh që të mos reagojë fare.

“Më vjen keq për Bashën. Është një tjetër rast që provon se është një lider pa pikë karakteri. Është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këta janë që predikojnë revolucion e prerje duarsh e populli do i marri përpara. Këtë e di edhe peshqit e liqenit artificial. Secili nga ju e di, kushdo shqiptarë. Këtë e dinë edhe ata që thonë ca problemi ka që digjet pema. Një familje që i ndjek këta në Tv. Ca edukojnë këta. Punë e madhe shumë që u dogj. Edhe fëmija në shpi tani ti vej zjarrin shtëpisë? ” tha Rama./Gazeta Sinjali/