Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për tensionet në kufirin Kosovë – Serbi, të krijuara pas vendimit të Qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit me targa, raporton Gazeta Sinjali.
Rama e vlerësoi të drejtë qëndrimin e ekzekutivit qeveritar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke kërkuar që të shmanget ngritja e konfliktit, siç ndodhi edhe me vendosjen e tarifës 100 %.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet, duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama në Twitter./Gazeta Sinjali/