image Rama për gjendjen e spitaleve: Jam i pakënaquri më i madh

Shqipëri

Rama për gjendjen e spitaleve: Jam i pakënaquri më i madh

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar për gjendjen në spitalet shqiptare duke publikuar disa fotografi të tyre që e tregojnë gjendjen disa vite më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sa i përket kësaj gjendje, Rama thekson se ai është njëri ndër personat më të pakënaqur, kurse gjendjen e spitaleve kohë më parë me gjendjen e tanishme e krahason si “dita me natën”.

“Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës. Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi”, shkroi ndër të tjera Rama në Facebook.

/Gazeta Sinjali/