image Rama për anëtarësimin e Kosovës në KE: E mbështesim, na vjen keq për Serbinë

Politikë

Rama për anëtarësimin e Kosovës në KE: E mbështesim, na vjen keq për Serbinë

news image

Qeveria e Kosovës tashmë e zyrtarisht ka dorëzuar kërkesën për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kjo është bërë sot nga ministria e Punëve të Jashtme pas miratimin të kërkesës nga ana e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të ndryshojë tërësisht kurs dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Evropian.

Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të patur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën“, tha Rama.

/GazetaSinjali/