Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka ndërprerë punimet e një mbindërtimi në lagjen “Bregu i Diellit”, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas kësaj ka reaguar kryetari Përparim Rama, duke thënë se ndërtimet e tilla nuk lejohen në asnjë mënyrë.
“Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.
Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme“, ka shkruar Rama.