Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim për mediat nga çadrat e banorëve të Thumanës, tha se është arrestuar një shef komisariati (stacioni policor), pasi është kapur duke vjedhur dy thasë me ndihma, të cilat ishin të dedikuara për personat e prekur nga tërmeti.
Këtë gjest, Rama e ka quajtur babëzi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi. Ok ai do bëj lajm, por si ka mundësi”, deklaroi Rama pa zbuluar emrin.
Ky është një tjetër rast i përpjekjes për të përfituar nga kjo tragjedi e madhe që ka shembur objekte dhe zemra të shumta në Shqipëri.
Dje, është arrestuar poashtu një person që kërkonte donacione në emër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama. /Gazeta Sinjali/