image Rama: Nëse është tradhti të mendosh për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës, po atëherë jam tradhtar

Politikë

Rama: Nëse është tradhti të mendosh për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës, po atëherë jam tradhtar

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë në Beograd, ka folur për “Open Ballkan”. Ai thekson se ndër të tjera është e rëndësishme që Serbia ka pranuar që mes Kosovës dhe Serbisë të mos ketë kufij, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur se nëse e sheh si tradhti ndaj Kosovës kur merr pjesë një një proces me Serbinë për “Open Ballkan”, kjo ishte përgjigjja e tij:

Unë nuk dua të komentoj mbi këtë. Por, dua të them që nëse është tradhti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të ҫështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhtar, nuk diskutohet dhe tradhtar do të ngelem“. /GazetaSinjali/