image Rama në OKB: Kjo asamble nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën

Shqipëri

Rama në OKB: Kjo asamble nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur përballë Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, ku ka evidentuar disa nga prioritetet e qeverisë shqiptare, nga ato mjedisore tee dialogu rajonal dhe çështjen e Kosovës.

Duke prezantuar iniciativën e Open Balkan, e cilësuar si një “shenjë e zotërimit që kemi për të ulur konfliktet” në rajon, Rama foli më gjerë për çështjen e Kosovës.

“Kjo asamble nuk mund të jetë e plotë pa republikën e Kosovës. Nuk është obsesion, as diçka sapo për të thënë, është ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës”.

Sipas Ramës, “realiteti na ka treguar ne ballkanasve dhe evropianëve se një Kosovë sovrane është realitet prej 13 vjetësh, duke shënuar stabilitet.  Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjellët”.

Kryeministri shqiptar foli edhe për vendimin për të mirëpritur refugjatët afganë, “pavarësisht kapaciteteve të limituara, ashtu siç shpëtuam mijëra hebrenj në luftën e dytë botërore, ose gjysmë milion vëllezër kosovar. I detyrohemi historisë tonë si refugjatë deri 30 vjet më parë, në këtë jetë ka një moment kur merr dhe një kur jep”. /Gazeta Sinjali/