image Rama në KiE: Mësoni ta shkruani Kosova e jo Kosovo, është Republika e Kosovës

Politikë

Rama në KiE: Mësoni ta shkruani Kosova e jo Kosovo, është Republika e Kosovës

news image

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Këshillin e Evropës iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.

“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës”, tha Rama.

Gjithashtu Rama tha se Ballkani të bëhet model i bashkëjetesës paqësore dhe jo të mbetet peng i së shkuarës.

“Besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend. Është në momente të tilla që shtet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtet e mëdha të mos rrezikohen. Demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim dhe jo një ndërtesë e ndërtuar, asgjë nuk është një argument final dhe e pakthyeshme. Ne duam të shohim Ballkanin si një model bashkëjetese paqësore, jo më peng i së shkuarës por ndërtues të së ardhmes. Megjithatë mënyra se si i qasemi të shkuarës është shumë e rëndësishme”, tha Rama.

/GazetaSinjali/