Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se me masat e reja antiCOVID, të gjitha ata që futen në Shqipëri nga 6 shtatori, duhet të plotësojnë një nga tri kushte të vendosura nga qeveria e tij, raporton Gazeta Sinjali.
“Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose teszin e shpejtë të anti-gjenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-COV2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në postimin e Ramës.
I pari i ekzekutivit shqiptar ka bërë të ditur se fëmijët deri në 6 vjeç, nuk u nënshtrohen këtyre rregullave./Gazeta Sinjali/