image Rama krahason situatën energjetike: Kosova është në kthetra të krizës, ne siguruam energji

Politikë

Rama krahason situatën energjetike: Kosova është në kthetra të krizës, ne siguruam energji

news image

Në konferencën vjetore të mbajtur ditën e sotme, kryeministri shqiptar Edi Rama, solli në vëmendje krizën energjitike duke e cilësuar si një problem global.

Ai bëri krahasimin mes Shqipërisë dhe Kosovës e cila po përballet me ndërprerje të energjisë.

Rama tha se Kosova sot është në krizë energjetike që për arsye objektive, sipas tij, është në kushtet kur duhet të zgjedhë mes kufizimeve drastike dhe rritjes së çmimeve.

Më vjen shumë mirë që jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime të energjisë, por dhe pa rritje të çmimit dhe t’i japim Kosovës mundësinë që dy ditët që ndajnë vitet që janë një festë të kenë furnizimin të pandërprerë me energji. Nuk është diçka fare e lehtë por mendoj që në sëkëlldira të mëdha dhe në gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi”, tha Rama në konferencë.

Kryeministri tregoi dhe ambicien e shpallur që brenda kësaj dekade, pra në kuadër të vizionit të Shqipërisë 2030 Shqipëria të kalojë në eksportues Neto të energjisë.

Do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata, duke vënë në punë më në fund me një skemë të re dhe më nje kompani të madhe amerikane TEC-in e Vlorës, duke rritur edhe kapacitetin e prodhimit nga uji ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet”.

Sipas tij, të gjitha këto do të bëjnë që Shqipëria të hyjë në rrugën e një transformimi epokal për sa i përket sektorit elektro-energjetik.

/GazetaSinjali/