Një prej familjave të mbetura pa shtëpi nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit është akomoduar sot në banesën e re.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë prezent gjatë futjes në shtëpi të familjes së prekur nga tërmeti, ku i kanë shoqëruar ata nga rruga deri brenda.
Por gjatë ngjitjes së shkallëve, Edi Rama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliaj, që nesër në orën 04:30 në mëngjes muret të ishin të lyer.
Rama është treguar i ashpër me Veliajn dhe nuk i ka pranuar asnjë justifikim, por i kërkoi zbatimin e urdhrit të tij.
Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve:
Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?
Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…
Edi Rama: Ça do i lyejmë, mos t’i shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.
Biseda në shtepi:
Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se kryeministri është prefeksionist, shikon edhe gjërat e vogla.
Edi Rama: Ore ça kryeministri, do lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ça duhet të bëjmë ne, po na trego ça do bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë. Ti do dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Erion Veliaj: Ok.