image Rama: Ata që prodhojnë apo transportojnë ushqim nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit

Rajon

Rajon/ Rama: Ata që prodhojnë apo transportojnë ushqim nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se të gjithë ata që prodhojnë apo transportojnë ushqime nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që po prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut!”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Tutje, Rama ka thënë se orari 05.00-13.00 i kufizon vetëm konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, por jo transportin dhe furnizimin me mallra ushqimore./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157554737356523