image Rakiq: Do të largohemi nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse deri në fundvit s’krijohet Asociacioni

Rajon

Rakiq: Do të largohemi nga të gjitha institucionet e Kosovës nëse deri në fundvit s’krijohet Asociacioni

news image

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka mbajtur konferencë për media ku ka deklaruar se nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe deri në fund të vitit ata do të japin dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe do të largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe deri në fund të vitit, unë do t’i informoj të gjithë faktorët relevantë se do të largohemi nga të gjitha institucionet e Prishtinës në veri, në të gjitha nivelet”, tha Rakiq në një konferencë.

Kjo deklaratë vjen pas marrëveshjes së fundit për targat në Bruksel, ku pala serbe ka paralajmëruar se në takimin e ardhshëm të dialogut tema e parë që do të diskutohet do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, e krahasoi aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandës në disa zona të Kosovës, përfshirë veriun, me “natën e kristaltë”, duke thënë se serbët nuk durojnë më./GazetaSinjali/