Raketat anti-tank prodhim rus kanë arritur në Serbi, mësojnë mediat serbe.
Gazeta serbe ‘Politika’ ka publikuar fotografi të këtyre raketave.
Këto raketa janë sistem modern i armatimit kundër tankeve që do të forcojnë njësitë e ushtrisë serbe.
Këto raketa kanë ardhur dje në Serbi përmes aeroplanave transportues në aeroportin ushtarak në Batajnicë.
Arritjen e këtyre raktave e kishte paralajmëruar presidenti Aleksander Vuçiq pas takimit që kishte në Soçi në fund të nëntorit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Është e ashtuquajtura armë e lehtë kundërtank, që lëshohet nga një trekëmbësh portativ. Hedhësja dhe raketa barten dhe trajtohen nga dy ushtarë. Ekziston edhe mundësia e instalimit të sistemit në mjete të blinduara.