image Radhë të gjata të qytetarëve për të marr ndihma sociale, nuk respektojnë distancën

Kosovë

Financa/ Radhë të gjata të qytetarëve për të marr ndihma sociale, nuk respektojnë distancën

news image

Numër i madh i qytetarëve po presin në radhë të gjata për të marr ndihmë sociale për dy muaj.

Në disa fotografi të dërguara nga një sinjalizues shihen radhët e gjata të qytetarëve në Klinë të cilët nuk po ndjekin udhëzimet e Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë për të mbajtur distancë mes vete.

Pamje të tilla janë shkrepur edhe në qytetin e Mitrovicës, aty ky qytetarët janë radhitur para Postës duke pritur me orë të tëra për të marr ndihmën sociale.

Në anën tjetër, Posta e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar që qytetarët të mos presin në radhë të gjata për shkak të gjendjes emergjente, duke thënë se Asistencën Sociale mund ta marrin edhe nesër ose pasnesër./Gazeta Sinjali/