image Ky është i dyshuari për grabitjen e armatosur në ‘Express Posta’, bie në prangat e Policisë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Ky është i dyshuari për grabitjen e armatosur në ‘Express Posta’, bie në prangat e Policisë

news image

Gazeta Sinjali pak ditë më parë ka raportuar për një grabitje që ka ndodhur të hënën në postën e shpejtë ‘Express Posta’ në Gjakovë, ku tre persona të armatosur kanë sulmuar fizikisht dhe u kanë marrë pazarin ditor dy punëtorëve të kompanisë. Të dyshuarit ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, teksa në kuadër të zhvillimit të hetimeve është arritur që të identifikohet vetura e cila dyshohet se është përdorur për të kryer veprën dhe shoferi i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi që u arrestua është Bashkim Dervari, 25-vjeçar.

Dervari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në praninë e avokatit të tij mbrojtës, ndërsa vetura e tij është sekuestruar. Po ashtu në koordinim me Prokurorinë, Policia ka kryer bastisje në banesën e tij.

Me urdhër të prokurorit, ndaj Dervarit është iniciuar rasti ‘Grabitje’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/