image Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen mbi 58% e kutive të votimit

Politikë

Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen mbi 58% e kutive të votimit

news image

Procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, po vazhdon akoma në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani janë numëruar 58.74% apo 131 nga 223 kuti votimi.

Valmir Elezi nga KQZ, thotë se sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/