image Nga KQZ tregojnë se kur do të fillojë numërimi i votave përmes postës

Nga KQZ tregojnë se kur do të fillojë numërimi i votave përmes postës

news image

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë.

Ai tha se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë. Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera.

Sa i përket votave me postë, si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetor dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës. Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. 

/GazetaSinjali/