image Nesër fillon numërimi i votave të ardhura përmes postës

Nesër fillon numërimi i votave të ardhura përmes postës

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas njoftimit, numërimi do të fillojë nesër nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./GazetaSinjali/