Radhë të gjata kilometrike janë parë aktualisht në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se qytetarët kanë përfituar nga moti i mirë dhe kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në bregdet.
Si pasojë është krijuar një trafik i rënduar dhe automjetet lëvizin me shpejtësi të ulët.
Fluksi ka sjellë edhe nervozimin e madh tek qytetarët, të cilët mezi po përballojnë temperaturat e larta. /Gazeta Sinjali