image Digjet vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” (FOTO)

Siguri

Digjet vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” (FOTO)

news image

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së hënës, në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Suharekë – Prizren.

Rasti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 03:05 të mëngjesit, derisa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Në pamjet e publikuara shihet se si pjesa më e madhe e veturës është djegur.

/GazetaSinjali/