Radhë me kilometra ka pasur sot në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar në Morinë.
Kosovarët duan t’i shfrytëzojnë ditët e fundit me diell të këtij sezoni, ndaj në fundjavë ka më shumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar.
Fax News bën me dije se rreth 4,000 persona janë futur në Shqipëri vetëm për 2 orët e para të mëngjesit, nga 05:00 deri në 07:00.
Policia Kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme, ndërsa aktualisht situata duket e qetë. /Gazeta Sinjali