Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.
Një 63-vjeçar ka rënë nga kati i 12-të ku punonte si roje dhe ka vdekur.
“Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.