image Ra në kontakt me telat e rrymës, humb jetën 59-vjeçari në Shqipëri

Shqipëri

Ra në kontakt me telat e rrymës, humb jetën 59-vjeçari në Shqipëri

news image

Një 59-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, ku burri me iniciale R.Q., është gjetur i pajetë pranë banesës së tij.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonin banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korrenti.

Abcnews raporton se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GazetaSinjali/