Një qytetar ka treguar se mbrëmë në lagjen “Pejton” në Prishtinë është lënduar vajza e tij, duke u rrëzuar në litarin nivelizues që një kompani e kontraktuar nga komuna e ka vendosur skaj disa punimeve që po i kryen në këtë lagje.
Ai ka thënë se vajza e tij ka pësuar lëndime në këmbë, duar dhe brinj. Qytetari ka theksuar se vajza ka marrë tretman mjekësor, ndërsa ka publikuar edhe fotografitë e lëndimeve që i ka marrë ajo, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes Facebook-ut, qytetari e ka kritikuar ashpër kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke ia rikujtuar se para 10 ditësh e kishte paralajmëruar atë se dikush mund të vdes apo të aksidentohet në pusetat e hapura në atë pjesë të kryeqytetit.
“Nuk kaluan as 10 ditë prej postimit tim lidhur me zhagitjet dhe punën joprofesionale në qytezën Pejton si dhe pytja ime për Shpend A. Ahmeti se cka do te thoshte Shpendi nëse dikush vdes apo aksidentohet në pusetat e hapura , sinjalizimi jo adekuat per rrezikun në punishte, puna joprofesionale , zhagitja tej mase e Kompanisë “G….shi” si dhe mosveprimi adekuat i inspektoriatit te komunes dhe terri total në lagjen tonë!!?.. Kështu që si rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjësisë tuaj….
Sonte në orët e vona një nga femijet e mi pesoi lendime mu në këtë punishte -per te cilat lendime u desh të merte tretman mjekësor”, ka shkruar ai.
Qytetari ka treguar se këtë rast e ka raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
“Ngjarja është raportuar në Polici dhe sipas policit kujdestar nesër do të informohet inspektoriati komunal dhe varësisht nga ta do t’ju ndërpritet apo lejohet zhvillimi puneve te mëtutjeshme!!?? Nuk po paragjykoj deri nesër…të presim.(Shtetin ligjor!).
Përndryshe vajza ime ka pësu disa lëndime në kembe , duar dhe brinj (per çka edhe ka marrë trajtim mjekësor) duke u rrëzuar në litarin nivelizues të cilin kompania “G…shi “e ka vendos më herët gjatë ditës (jo fluoroscent dhe i padukshëm gjatë natës)……..
Shpend, s’ki çka me thanë sene ama bash hiç, as edhe një sen , por të lutem ndermerr diçka …është koha e fundit. Je kryetar i Prishtinës”, ka shkruar tutje qytetari i frustruar. /Gazeta Sinjali