image Qytetari tmerron një person në mes të rrugës, e godet disa herë me gjarpër të gjallë (VIDEO)

Botë

Qytetari tmerron një person në mes të rrugës, e godet disa herë me gjarpër të gjallë (VIDEO)

news image

Një person është arrestuar në qendër të Torontos pasi i njëjti kishte goditur një person tjetër me një piton të gjallë, raporton “CTV News”.

Reagimi i Policisë erdhi pas raportimeve se një burrë është duke kërcënuar njerëzit me një gjarpër të llojit piton, rreth orës 23:50.

Siç raportohet, ai iu afrua viktimës me gjarpër dhe në një moment e goditi me të.

I dyshuari Laurenio Avila 45-vjeçar është akuzuar për përdorim të armës dhe për shkaktim të dhembjes dhe vuajtjes së panevojshme të një kafshe.

/GazetaSinjali/