image Qytetari parkon veturën në zebra midis Podujevës (FOTO)

Sinjalizime

Qytetari parkon veturën në zebra midis Podujevës (FOTO)

news image

Shoferët shpesh herë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend, por dhe atëherë kur e gjejnë atë nuk arrijnë që ta parkojnë veturën në vendin që duhet, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot rreth orës 14:41 në hyrje të sheshit në qytetin e Podujevës, konkretisht në rrugën “19 Qershori”, ku një veturë e tipit “Peugeot” me targa vendore 01 711 – NP është parkuar në zebra.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se si vetura ka zënë të gjithë hapësirën në të cilën janë të supozuar që të kalojnë qytetarët.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/