image Qytetari nga Zveçani raporton në Polici se disa persona i hynë me dhunë në shtëpi, por s'i vodhën asgjë

Siguri

Qytetari nga Zveçani raporton në Polici se disa persona i hynë me dhunë në shtëpi, por s’i vodhën asgjë

news image

Një person në Zveçan e ka raportuar në Polici një tentim për vjedhje në shtëpinë e tij.

Siç njofton Policia, qytetari nga Zveçani ka thënë se persona të panjohur i kanë hyrë me dhunë në shtëpi, por ka shtuar se nuk i kanë vjedhur asgjë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Zveçan 10.06.2020 – 23:35. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të panjohur kanë hyrë me dhunë në shtëpinë, mirëpo sipas tij nuk është vjedhur asgjë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia e ka cilësuar këtë rast “Vjedhje e rëndë në tentativë”. /Gazeta Sinjali/