image Qytetari nga Mitrovica gjen para dhe një pasaportë, i çon në Polici për t'ia kthyer pronarit

Kosovë

Policia/ Qytetari nga Mitrovica gjen para dhe një pasaportë, i çon në Polici për t’ia kthyer pronarit

news image

Një qytetar nga Mitrovica, i cili e ka gjetur pasaportën me një shumë të parave, i ka dorëzuar në Stacionin Policor, për t’ia kthyer pronarit.

Policia pasi identifikuar dhe verifikuar pronarin, ia ka dorëzuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

“Qytetari i cili e ka gjetur pasaportën me një shumë të parave duke vepruar ndërgjegjshëm i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Mitrovicë. Ky gjest i mirë, është raportuar në orët e pasdites së sotme nga qytetari i cili deri sa ndodhej në rrugën ‘’Mbretëresha Teutë’’ në Mitrovicë, ka gjetur një pasaportë me një shumë të parave. Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur pasaporta dhe paratë, të njëjtat ia ka dorëzuar, me ç’rast i njëjti ka falënderuar qytetarin dhe policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.  

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, është shprehur mirënjohëse ndaj qytetarit për gjestin e ndërgjegjshëm të ndërmarrë si rasti në fjalë./GazetaSinjali/