Një fëmijë është parë në rimorkion e një kamioni i cili ishte në lëvizje në një rrugë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Vajza e cila duket të jetë e moshës 6, 7-vjeçare shihet e futur mes disa kornizave të metalit dhe një biçiklete.
Fotografitë janë publikuar para pak minutave në Facebook nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”./Gazeta Sinjali/