Një qytetar në Obiliq ka raportuar sot në Polici se një person ia ka plagosur me armë zjarri qenin e tij, në orët e pasdites.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga pronari, i cili ka thënë se e ka dërguar qenin në Veterinari për shkak të lëndimeve.
Ndërkohë, zyrtarët policorë e kanë kërkuar personin e dyshuar, ku pas disa orëve i njëjtë është kapur dhe është dërguar në stacion për intervistim.
Në deklaratën e tij të dhënë para hetuesve thuhet se qeni i viktimës të cilin e ka plagosur iu kishte vërsulur qenit të tij, që e ka pasur të lidhur me zinxhir.
Sinjali mëson se nga i dyshuari është sekuestruar një armë, karikator dhe 12 fishekë dhe është iniciuar rasti si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.