image 150 euro gjobë dhe pikë negative, Policia dënon shoferin e kamionit që tejkaloi në vijë të plotë

Sociale

150 euro gjobë dhe pikë negative, Policia dënon shoferin e kamionit që tejkaloi në vijë të plotë

news image

Shoferët e papërgjegjshëm po vazhdojnë t’i shkelin rregullat e trafikut, duke rrezikuar kështu jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i tillë është raportuar nga një qytetar, i cili ka dërguar një video ku shihet se si vozitësi i një kamioni ka shkelur rregullat, duke bërë tejkalim nё vijё tё plotё.

Si rrjedhojë, Policia i shqiptoi shoferit të kamionit tiketën pёr kundёrvajtjen e bёrё: njёqind e pesёdhjetё (150) euro, dy (2) pikё negative dhe tre (3) muaj masё mbrojtёsё.

“Me datё 04.09.2023, kemi pranuar njё video incizim nga njё qytetar, nё rrugёn Pejё-Prishtinё pikёrisht nё fshatin Gllaviqicё, shihet kamioni duke bёrё tejkalim nё vijё tё plotё, veprim ky i cili ёshtё i ndaluar, duke u bazuar nё video incizim Policia ka ftuar qytetarin dhe tё njejtit iu ёshtё shqiptuar tiketa pёr kundёrvajtjen e bёrё: njёqind e pesёdhjetё (150) euro, dy (2) pikё negative dhe tre (3) muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid02KrxFJ4kmruS5k44TWefrLM1ieGx2R4L4m86TzyJfN7Ci3jrqit6FgC6wr73kkRVrl?cft[0]=AZW7iALQ4u2uptzM3V2nmgeY0CunUsQ6SD-1buCP2nomUcTnrqkpRg5GGwswogNXawVMD8zcusEcMYoOl-_YfjYlnUSaZo4m3TzoeHvXtmsg9n0Xu2LsOnDX-FvIJC6DkRCDKBfLWWFVHutFR-zgAzjh6co0gwvGt2PRyD-YNZ1SjWymgVRcqtXEpi_Vq3OZ3oo&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/