Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi në Facebook, ka rapotuar në kyçje ilegale.
Në fotografi shihet teksa një qytetar i Prishtinës po ia vjedh ujin e pijshëm një gruaje që jeton jashtë Kosovës.
Konsumtari ka larguar gypin (13) dhe e vendosë te gypi (16), transmeton Gazeta Sinjali.
Përmes këtij njoftimi KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se nuk do të ndalet me inspektimet dhe kontrollimin e zonave në terren për identifikimin e këtyre papërgjegjësive publike. /Gazeta Sinjali/