image Dëmtohet gypi i ujit në Hajvali, këto vende mbesin pa ujë të pijshëm

Kosovë

Dëmtohet gypi i ujit në Hajvali, këto vende mbesin pa ujë të pijshëm

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit me diametër 250 mm, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, shkaku i këtij dëmtimi janë vërshimet dhe natyra e këtij dëmtimi është tejet e ndërlikuar që të sanohet deri në orët e mbrëmjes.

“Shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet. Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes”, thuhet ndët të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se aktualisht pa ujë të pijshëm janë Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik./Gazeta Sinjali/