image Mitrovica e Skenderaj do të mbesin pa ujë, kjo është arsyeja

Kosovë

Mitrovica e Skenderaj do të mbesin pa ujë, kjo është arsyeja

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa punime, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, punimet në sanimin e problemit në stabilimentet elektrike në Stacionin e Pompave në Lushtë do të bëhen nga ora 12:00.

Kështu, si pasojë e kësaj pritet që të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në tërë Mitrovicën dhe Skenderajn.

“Është paraparë që defekti të sanohet shpejtë, sidoqoftë, shpresojmë që punët të shkojnë sipas planit të paraparë dhe furnizimi me ujë të pijes të normalizohet në tërësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/.