image Qytetari i Matit ankohet për gjendjen e pusetës: Ku janë kabllot e energjisë elektrike, po 'buron' ujë pa ndalë

Sociale

Qytetari i Matit ankohet për gjendjen e pusetës: Ku janë kabllot e energjisë elektrike, po ‘buron’ ujë pa ndalë

news image

Banorët e lagjes Mati, në rrugët Muharrem Fejza por edhe në rrugët lidhëse përballen vazhdimisht me probleme të shumta, shkruan Gazeta Sinjali.

Një qytetar i kësaj lagje është ankuar në Facebook për pusetat që janë rregulluar së fundmi, ku janë kabllot e energjisë elektrike, e nga ku po del ujë vazhdimisht.

Ky qytetar ka kërkuar nga drejtori i Investimeve Kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti, që të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga kompanitë, lidhur me këtë gjendje.

“Zotni, kontaktoni me dikë nga kompanitë përgjegjëse se: nga puseta e sapo ndërtuar, ku janë kabllot e energjisë elektrike, po “buron” ujë pa ndalë!”

Pamjet e gjendjes në të cilën ndodhet ajo pjesë, qytetari i ka publikuar në Facebook:

/GazetaSinjali/