image Qytetari i dehur sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij

Kosovë

Mitrovicë e Veriut/ Qytetari i dehur sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij

news image

Pasditen e djeshme, një person në Mitrovicë të Veriut, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij fizikisht.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personi i nacionalitetit serb, kishte qenë nën ndikim të alkoolit në momentin kur kishte sulmuar fizikisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij K/Serbe. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari mbahet në stacion policor derisa të këndellet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/