image Qytetari e mban marketin hapur "në të zezën", shkak ora policore e vendosur nga qeveria

Kosovë

Qytetari e mban marketin hapur “në të zezën”, shkak ora policore e vendosur nga qeveria

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë një seri masash më datën 13 nëntor të këtij muaji, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Njëra prej masave në komunat që janë me rrezik të lartë të infeksionit me COVID-19 – në mesin e të cilave bën pjesë edhe Prishtina – është ndalimi i  qarkullimit të lëvizjes dhe aktivitetit të operatorëve ekonomikë duke filluar nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Sidoqoftë, ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk po respektohet nga të gjithë, për shkak të humbjeve që mund të ua sjellë.

Andaj, për ta shpëtuar  biznesin e tyre, disa markete të vogla në Prishtinë janë duke punuar në “të zezën”.

Një rast i tillë është hasur nga një Sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili përmes një video të dërguar në adresë të redaksisë, tregon se si një nga shitësit në kryeqytet, po tenton ta mbajë të hapur lokalin e tij edhe gjatë orës policore, gjithmonë duke u mbrojtur se mos po gjobitet nga Policia e Kosovës.

Në video, shitësi dëgjohet duke thënë se mbrëmë gjatë orës policore, në marketin e tij kanë shkuar inspektorët, të cilët i kanë dhënë vërejtje që mos të punojë më gjatë këtij orari.

Video, sipas Sinjalizuesit është realizuar sonte rreth orës 21:15. /Gazeta Sinjali/