image Qytetari e kërcënon me vrasje zyrtarin policor dhe familjen e tij në Gjakovë

Siguri

Qytetari e kërcënon me vrasje zyrtarin policor dhe familjen e tij në Gjakovë

news image

Një zyrtar policor ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, viktima ka pranuar thirrje telefonike, ofenduese, nënçmuese dhe kërcënuese me vrasje ndaj tij e familjes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Meqë të Gjakovës.

Ndërsa për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për Gjakovën, Nysret Gjurkaj, ka thënë se i dyshuari është identifikuar por ende nuk është arrestuar.

Është kërcënuar një zyrtar policor përmes Whatssappit. I dyshuari është identifikuar mirëpo ende nuk është arrestuar“, ka thënë Gjurkaj.

/GazetaSinjali/