image Qytetari agresiv sulmoi policët në detyrë zyrtare, arrestohet në Prishtinë

Kosovë

Detaje/ Qytetari agresiv sulmoi policët në detyrë zyrtare, arrestohet në Prishtinë

news image

Sot rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore për sulm fizik ndaj policiëve në kryerje të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me këtë rast për Gazetën Sinjali.

“Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë”, tha Ahmeti.  

I dyshuari aktualisht po intervistohet në stacionin e policisë.

“Situata është futur shpejt nën kontrollë dhe dyshuari është arrestuar. Ai aktualisht po intervistohet në stacionin policor”, përfundoi Ahmeti.

Në Kosovë janë të shpeshta rastet kur qytetarët nuk u binden urdhërave të policëve, shumë nga ta edhe i sulmojnë policët në detyrë zyrtare./Gazeta Sinjali/.