image Qytetarët vendosin lule para zyrës së avokatit të vrarë nga krimi i organizuar

Botë

Holandë/ Qytetarët vendosin lule para zyrës së avokatit të vrarë nga krimi i organizuar

news image

Janë vendosur lule para zyrës së avokatit tashmë të ndjerë, Derk Wiersum, i cili është qëlluar për vdekje më 19 shtator në Holandë.

Mediat kanë raportuar se 44-vjeçari ishte avokat i një dëshmitari bashkëpunues në një çështje kundër anëtarëve të një grupi të madh droge, të cilët akuzohen edhe për vrasje të tjera në vitet 2015-2017.

Dëshmitari që mbronte avokati është ende gjallë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, por vëllai i tij u qëllua për vdekje rreth një vit më parë, anipse nuk kishte të bënte me botën e krimit.

Diskutime dhe debate të mëdha politike po zhvillohen në Holandë, mbi institutin e dëshmitarëve bashkëpunues/ mbrojtës në luftën kundër krimit të organizuar dhe domosdoshmërinë për të mbrojtur të afërmit, avokatët e të tjerë./Gazeta Sinjali/